Tërnava: Lutemi që të ndalen luftërat e konfliktet, të mbizotërojë paqeja e qetësia

06:37 | 2 Maj 2022
arbresh.info

Hytben e Fitër – Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ju drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Tërnava tha se Fitër Bajrami është ndër momentet më të gëzueshme për besimtarët e fesë Islame.

Sipas tij, kjo festë lumturon të gjithë, bashkon me familjet, farefisin e miqësinë.

“Fitër Bajrami bart mesazhinmë të mirë të kultivimit të dashurisë, respektit dhe solidaritetit. Sot, bota o përballet me luftëra e konflikte. Kur ne po shijojmë mirësitë e kësaj festë, nëpër botë njerëzit po përballen me dëmie, vrasje e shkatërrime. Lutemi që të ndalen luftërat e konfliktet, të mbizotërojë paqeja e qetësia”, deklaroi Tërnava, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se më shumë se kurrë, duhet solidaritet. B

“Bota po përballet edhe me krizë sociale. Në këtë mision duhet të jemi unik me më shumë punë, dhe ndikojmë në forcimin e paqes, tolerancës, e sigurisë. Duhet që pasurinë ta shfrytëyojmë në rrugën e drejtë. Falë Zotit këtë vit po shijojmë të gjitha mirësitë e kësaj festë pa kufizimet e pandemisë COVID19”, tha Tërnava.

Të dielën, besimtarët myslimanë përfunduan muajin e tyre të shenjtë të Ramazanit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme