Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijaneti), prof. dr. Ali ef. Erbash. Myftiu Tërnava.
Tërnava i uroi mirëseardhje Erbashit në Kosovë, derisa siç thuhet në njoftimin në Facebook ai e cilësoi këtë vizitë si shumë domethënëse për popullin e Kosovës, “marrë parasysh të kaluarën historike të përbashkët ndërmjet dy popujve”.
Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Erbash për gjithë atë çfarë ka bërë Dijanet-i për Kosovën.
“Kryetari i Dijanet-it, prof. dr. Ali ef. Erbash, tha se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Kryesinë e BIK-ut. Ai luti Zotin që punimet të ecin mbarë dhe sipas planit të paraparë”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava dhe kryetari Erbash, zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e njohën për së afërmi me mbarëvajtjen e punimeve të Xhamisë Qendrore në Prishtinë. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...