Kryetari i Dijanetit të Turqisë (Drejtorisë për Çështje Fetare), Ali Erbash, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka mbikëqyrur punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, pasi edhe e financojnë këtë projekt.
Sipas njoftimit të BIK’ut, Erbash ka thënë se ndjehet i lumtur që ky projekt do të realizohet.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me ecurinë e mbarë të punimeve dhe se gjithçka është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e BIK
Ndryshe, Dijaneti i Turqisë e financon ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kostoja e këtij projekti është rreth 30 milionë euro. /arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...