Termometri këtë javë shkon në minus, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

10:30 | 20 Tetor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për pesë ditët e ardhme parashihet të jetë me kushte stabile meteorologjike.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si rrjedhojë e fushave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi kontinentin Evropian, përcjell Arbresh.info.

Të hënën dhe të martën, siç njofton IHMK do të ketë ulje të temperaturave në -1 gradë

Ky është moti që do të mbizotëroj në pesë ditët e ardhshme në Kosovë (21-25 tetor 2025):

E hënë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E martë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet që në shum vende, kryesishtë viseve të larta dhe rreth lumenjëve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shum territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.

Të hënen dhe të marten si pasojë e uljes së temperaturave rreth zeros, në shum territore parashihet të krijohet bryma e cila ka pasoja në fushën e perimekulturës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme