Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të fillojë me shpërndarjen e faturave të para bazuar në shpenzimin e ngrohjes.
“Nga ky vikend mbi 7.000 konsumatorë do të pranojnë faturat me përllogaritjen e bazuar në shpenzimet e ngrohjes gjatë këtij muaji për secilin subjekt banesor apo afarist”, thuhet në njoftimin e Termokosit.
Megjithatë, nga kjo ndërmarrje kanë bërë të ditur se përmes softuerëve të instaluar dhe inspektimeve në terren, tek një pjesë e konsumatorëve janë vërejtur ndërhyrje të paautorizuara në pajisjet e instaluara, ndërrim të radiatorëve, tentim për bllokim të valvolave etj, gjë që sipas tyre ka vështirësuar procesin e faturimit.
“Të gjitha këto ndërhyrje janë lokalizuar dhe do të vizitohen nga ekipet tona ditëve në vijim për të evituar çdo parregullsi në mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve si dhe për të siguruar një proces të rregullt dhe të saktë të faturimit. Procesi i faturimit sipas konsumit pavarësisht vështirësive, që mund ta shoqërojnë në këtë fillim do të jetë një proces i pandalshëm, që me kohë do të jetë i mundshëm për secilën familje që furnizohet me ngrohje nga NP ‘Termokos’”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje.
Sipas Termokosit, secila faturë përmban sqarimet plotësuese, këshillat dhe udhëzimet për kursim të energjisë ngrohëse.
“Këtej e tutje, faturat e gjithë konsumatorëve, që kanë pëfituar pajisjet matëse do të varen nga shpenzimet e ngrohjes. Andaj, kurseni ngrohjen, që të keni fatura më të ulëta!”, theksohet tutje në njoftim.
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...