Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”, ka njoftuar se sot do të përmbyllë sezonin ngrohës për vitin 2016-2017.
Sipas Termokos-it, përfundimi i afatit ligjor për furnizimin me energji ngrohëse korrespondon me ngritjen e temperaturave të ajrit në vendin tonë, kështu që tanimë janë përmbushur të gjitha kushtet që “Termokos” të ndërpres furnizimin me energji ngrohëse.
“Sezoni ngrohës 2016/2017 është një nga sezonët më të suksesshëm ngrohës deri më tani, gjatë të cilit kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 24 orëve, pa asnjë ditë ndërprerje. Si rezultat i ngrohjes, që kemi ofruar kjo ka ndikuar në kënaqshmërinë e konsumatorëve, e cila sipas raportit për vlerësimin e kënaqshmërisë së konsumatorëve, që ka përfunduar ditë më parë mbi 96 për qind e të anketuarve janë deklaruar të kënaqur me ngrohjen e ofruar. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë edhe në ngritjen e shkallës së inkasimit gjatë vitit 2016, që në raport krahasues me vitin paraprak ka qenë 40 për qind më e lartë”, thuhet në komunikatën e Termokos-it.
Termokos ka apeluar te konsumatorët që të shlyejnë borxhet që kanë ndaj “Termokos”-it, duke përfituar edhe nga Ligji për faljen e borxheve publike, që është në fuqi.
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...
Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore...