Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që të fillojë sezonin e ngrohjes me 15 tetor.
Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Në postimin në Facebook, Rama bëri të ditur se ka takuar kryeshefin ekzekutiv i “Termokos”-it, Fisinik Osmani.
Ai tha se në këtë takim është diskutuar për projektet kapitale në të cilat po punon ndërmarrja.
Rama ka theksuar se projekti “Solar4Kosova” është njëri prej projekteve që do të transformojë sistemin e energjisë termike në Prishtinë.
“Prioriteti ynë është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – deri në mbulueshmërinë e të gjithë Prishtinës me ngrohje. Jemi duke finalizuar master planin e zgjerimit i cili synon të rrisë efikasitetin dhe të ofrojë një furnizim më të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin për qytetarët. Gjithashtu, u njoftova që janë bërë përgatitjet e nevojshme që me 15 Tetor të fillojë sezoni i ngrohjes 2024/2025”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...