Termokos ka publikuar udhëzime me rëndësi për funksionin e Termokokës.
Termokos njofton se në momentin që temperatura e dhomës e arrinë temperaturën e dëshiruar (të caktuar në termokokë sipas numrave), termokoka do të mbyllet dhe radiatori nuk do të furnizohet me ujë të ngrohtë, derisa temperatura e dhomës të fillojë të bie. Pra, termokoka do të hapet kur temperatura fillon të bie dhe uji i ngrohtë do të fillojë të qarkullojë në radiator prapë derisa dhoma të arrijë temperaturën e dëshiruar.
“Pra, nëse Termokoka është e vendosur në 3 ose 20 Gradë Celsius dhe temperatura e dhomës është 20 ose më tepër, radiatori do të jetë i mbyllur.
Për shkak të regjimit të kontrolluar të temperaturës së dhomës dhe të radiatorit, sistemi i ri nuk do të lejoj që radiatori të tejngrohet, gjë e cila e largon nevojën për hapje të dritareve ose ajrosje të panevojshme si dhe ndihmon në kursim të energjisë deri në 20%”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...