Ndërmarrja publike “Termokos” ka bërë të ditur se do të vazhdojë furnizimin me ngrohje edhe për disa ditë, pasi që është monitoruar lëvizja e temperaturave minimale dhe pasi janë analizuar parashikimet meteorologjike për një përkeqësim të motit ditëve të ardhshme.
“Në përpjekje për të përmbushur misionin tonë, që të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët, kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me KEK-un. Ndërkohë, që është në harmoni të plotë edhe me aktet ligjore në fuqi, sipas të cilave në rastet e temperaturave të paqëndrueshme mund të vazhdojmë me furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për aq kohë sa do të ketë nevojë”, thuhet në komunikatë.
“Luhatjes së temperaturave të ajrit, përkatësisht dallimeve në mes temperaturave minimale me ato maksimale do t’iu përshtaten edhe temperaturat e energjisë ngrohëse, që do të vazhdojmë t’iu ofrojmë konsumatorëve tanë ditëve të ardhshme”.
Përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë