Zyrtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Qeverinë Hoti.
Tërmkolli ka thënë se Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit.
Tërmkolli tha se Qeveria e tanishme ngjason me një OJQ.
“Po shihet, LDK’ja shkoi me atë rang që gjysma e më shumë janë mentalitete OJQ, të del Qeveria se është OJQ’ja më e madhe në vend. Qeveria nuk udhëhiqet me mentalitet të OJQ’së, shteti ka rend, rregull, strategji e vendime, sidomos menaxhim që duhet tani”, tha Tërmkolli.
Ajo shtoi se kryeministri Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit.
“Është e palejueshme dhe për mua shumë e rëndë, krejt atë kritikë që e kam bërë ndaj kritikës që kam bërë ndaj udhëheqjes së Kurtit, në të njëjtën mënyrë me e zhvillu Avdullah Hoti, është gati e ngjashme. Nëse Albin Kurti, shkas për rrëzimin e Qeverisë ka qenë se ska pasur bashkëpunim dhe mirëkuptim me LDK’në, dhe është dashur të rrëzohet ajo qeveri, I ke të njëjtat sjellje të Avdullah Hotit që nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me partnerët e koalicionit. Albin Kurti ka pasur vota më shumë dhe një qeveri më stabile, gjë që nuk është me Avdullah Hotin. Nga reagimet që i bën herë zëvendëskryeministri e herë kryeministri, kjo është për të të ardhur keq”, ka deklaruar Tërmkolli në T7.
Tërmkolli ka folur edhe për bisedimet e Kosovës me Serbinë, ku tha se nuk mund të arriohet një marrëveshje nëse nuk ka një konsensus të brendshëm politik në Kosovë.
“Nuk mund të arrish marrëveshje me Serbinë, nëse nuk ke një konsensus politik, janë thjesht pallavra. Objektivisht të duhet konsensus. Përfaqësimin e shtetit e kemi të dobët, nuk është problemi se Avdullah Hoti si kryeministër është i dobët, mund të jetë më i miri, por natyra e problemit është se duhet të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë Tërmkolli.
“Kur ulesh në dialog me Vuçiqin, a po pret me t’i lexua ai nenet e Kushtetutës së Kosovës a? Jo, aty duhet të kesh një strategji të bisedimeve, e jo të shkosh të bësh hajgare”, ka thënë Tërmkolli.
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...