Tërmkolli: Sot dështoi edhe pozita edhe opozita, ç’farë Kuvendi

20:14 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se me mos miratimin e rezolutës për dialogun kanë dështuar edhe pozita edhe opozita,

Në një status në rrjetin social facebook, Tërmkolli ka thënë se gjatë kësaj seance ka munguar vullneti i deputetëve.

Tërmkolli konsideron se edhe po të miratohej, jo se do të bëhej shumë me atë punë, por së paku do të shihej një vullnet për konsensus të mundshëm për çështje nacionale.

Shkrim i saj i plotë në Facebook:

Ҫ’farë Kuvendi?!

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për ta miratuar rezolutën me të cilën mendohej t’i pamundësohej kujtdo që të bisedojë për territorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Dështoi edhe pozita edhe opozita, më shumë opozita. Në fakt, as pozita as opozita nuk u duk që e kanë me të vërtetë vullnetin për një rezolutë të tillë. Edhe po të miratohej, jo se bëhej shumë me atë rezolutë, por së paku do të shihej një minimum vullneti për një konsensus të mundshëm për ҁështjet nacioale, siҁ janë bisedimet me Serbinë. Papërgjegjësi, papërgjegjshmëri, jo seriozitet i Kuvendit dhe krerëve politikë e cila veҁ po i kushton shumë vendit tonë e mund t’i kushtojë edhe më shumë.
#MT

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme