Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, tha se kryeministri Kurti e pranoi Lajçakun si ndërmjetësues të dialogut vetëm për ta goditur ShBA-në, por tha se pa Shtetet e Bashkuara nuk ka marrëveshje finale.
Sipas saj, Kurti donte ta anashkalonte SHBA-në nga dialogu.
“Kur kryeministri Kurti donte ta anashkalonte SHBA-në nga dialogu, i besonte shumë BE-së dhe fliste vetëm për BE-në…Edhe atëherë Lajcaku ishte sllovak, edhe atëherë Sllovakia nuk e kishte njohur Kosovës, edhe atëherë Borrelli ishte komisioner për politikë të jashtme dhe tash përniherë na doli që Lajcaku qenka bërë në favor me Serbinë…”, tha ajo në Pressing.
“Për mua Lajçakun s’do ta kisha pranuar Kurrë, Albini e ka pranu dialogun me Lajçakun me Borrellin, bile e ka parapëlqy, me dashni të madhe e ka marrë këtë punë. Sepse duke mëndu që po e godet SHBA-në, unë tash po lidhna me BE-në”, u shpreh ajo.
Por Tërmkolli, vlerëson se marrëveshje finale pa ShBA-të nuk ka.
“Pse nuk po e dinB E-ja dhe SHBA-ja, e cila na ka dhanë letrën dokument, dojmë marrëveshje finale, kur ka hy Albin Kurti në bisedime në dialog me Serbinë, Kosova ka qenë në fazën e marrëveshjes finale, janë kry krejt këto tjerat. Dërgoi letër Biden tha marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke”, u shpreh ajo tutje.
“Brenda marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, është pak më keq sesa Asociacioni edhe i 2013-ës dhe i 2015-ës”, tha ajo.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?