Google ADS

Termkolli: Presidenti dhe Kryeministri po luajnë “Tezesh”!

22:23 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti dhe kryeministri Kosovës po luan “Tezesh” me AKI-në dhe me krejt Kosovën, duke emëruar Driton Gashin si drejtor i AKI-së, mbi baza krejtësisht partiake, ka thënë për IndeksOnline Melihate Termkolli anëtare e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Ky emërim nuk është në harmoni me funksionin e AKI-së, duke përfshire aspektin profesional dhe jo partiak”, ka thënë ajo.

Termkolli ka thënë se këtë çështje do ta ngritë në Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

Sipas saj, kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala është dashur që të hënën ta thërras mbledhjen për të diskutuar për këtë emërim që është komplet jo serioz.

“Ende nuk e kemi të qartë për ish drejtorin Agron Selimaj se a ka dhënë dorëheqje apo është shkarkuar”, ka thëne Termkolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme