Termkolli: Mustafa moti duhej të largohej, nuk ka pasur fuqi në LDK

21:54 | 21 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga LDK-ja.

“Isa Mustafa do të ishte dashur shumë më herët të largohet nga drejtimi i LDK-së për shume arsye. Nuk po hyjë në çështjet shëndetësore, lutem që ai të ketë shëndet të mirë dhe të gjithë njerëzit në botë të kenë shëndet”.

Tërmkolli në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK.

“ Isa Mustafa kurrë nuk ka pasur fuqi politike në LDK. Isa Mustafa kurrë nuk ka qenë pjesë e LDK-së. Isa Mustafa është bërë pjesë e LDK-së kur ka ardhur në krye të Prishtinës, madje edhe atëherë nuk është anëtarësuar në LDK”.

“…Të jesh pjesë e LDK-së duhet të jesh pjesë e ndërtimit të saj, politikave të saj, pjesë e asaj që e mban frymën gjallë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila iu ka pri proceseve më të rëndësishme në bërjen e shtetit të Kosovës dhe në ecjen e Kosovës përpara”, tha ajo.

Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se me këtë lidership, LDK-së i ka rënë fryma shtet ndërtuese.

“Ka shumë njerëz që dëshirojnë ta largojnë Isa Mustafën nga aty, por thjesht nuk duan të flasin”.

Tërmkolli ka thënë se LDK-ja duhet të ketë një lider që se pari i kthen partisë identitetin politik.

“LDK-ja ka brenda vetes personalitete të jashtëzakonshme që e njohin frymën e LDK-së identitare. Ka mundësi të bëhet një zgjidhje qoftë ajo edhe konsensuale. Le të fillohet nga Fatmir Sejdiu e të gjithë të tjerët që janë pjesë e LDK-së identitare”, tha ndër të tjera Melihate Tërmkolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme