“Ka qenë mision i plotë që LDK të shkatërrohet – e kanë sjellë pranë shkatërrimit, por nuk janë këto krejt nga jashtë, janë krijuar rrethana të tilla brenda vet LDK-së”.
Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku partia së cilës ajo i takon, pësoi një rënie të konsiderueshme
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se kjo rënie ka ndodhur për shkak se përbrenda vet LDK-së ka pasur një përpjekje të vazhdueshme që të zhbëhet ky subjekt politik.
“Edhe ata që nuk janë në LDK pak a shumë mund ta dinë – nuk është që veç ne që jemi në LDK, por kemi punuar shumë, kemi dhënë që ta bëjmë shtetin dhe natyrisht se secili ka mendimet e veta pse erdhi deri këtu dhe mendoj se ka faktorë të shumtë”.
“Nuk është pasojë e një ditë, e ka një histori pak më të gjatë që është shtresuar aq shumë saqë ka ardhur deri te ky rezultat. Gjithçka fillon në vitin 2006 kur LDK u nda në dysh, pastaj në vitin 2010 dihet çka ndodhi – u nda në mes si dhe tash me Vjosa Osmanin në një far mënyre gati u zhbë LDK”.
Sipas saj, krejt këto janë mësymje që kanë prapa vetes edhe qarqe të caktuara me mision për ta shkatërruar LDK-në.
“Është shume e dukshme për ta kuptuar sepse LDK është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është ndërtuar mbi bazat më të shëndosha politike, është ndërtuar mbi bazën e interesit nacional dhe demokrat”.
“Prandaj ekzistojnë mësymjet në këtë botë që anon nga e majta. LDK e ka mbrojtur interesin nacional dhe si e tillë ka qenë objekt i sulmeve. Përpjekjet nga jashtë kanë qenë më të dukshme; ndërsa këto nga brenda është dashur kohë me e gjatë për të dalë në sipërfaqe”.
“Në këto 10 vjetët e fundit, në momentin kur ka filluar LDK të hyjë në koalicione me PDK-në dhe VV-në, kjo ka qenë një prej goditjeve më të mëdha që ka pësuar LDK sepse këta drejtues shkonin pas projekteve të tjerëve – nuk impononin projektin e LDK-së, por filluan të iu ngjasojnë të tjerëve”.
Tërmkolli ka shtuar se kur fillon të bëhesh si të tjerët, partia fillon të tkurret.
“Këta janë ata faktorët që e kanë sjellë LDK-në deri këtu. Ka qenë mision i plotë që LDK të shkatërrohet – e kanë sjellë pranë shkatërrimit, por nuk janë këto krejt nga jashtë, janë krijuar rrethana të tilla brenda vet LDK-së”.
Ajo ka theksuar se ka qenë shumë e habitshmë për të kur Isa Musfafa është zgjedhur kryetar i partisë më të vjetër në vend.
“Për mua ka qenë shumë e habitshme kur është bërë Mustafa kryetar, kam thënë se nuk bën sepse është një anti Rugovë i hapur – kurrë s’ka qenë LDK”.
“Një LDK ta durojë një kryetar 10 vjet që kurrë s’ka qenë LDK dhe një anti Rugovë, kjo është pak sa e habitshme”.
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...