Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, për nderë të 30 vjetorit të themelimit të kësaj partie ka reaguar me një shkrim.
Sipas saj, LDK nuk nuk përfaqëson idealin që e përfaqësonte dikur.
“Në 30 Vjetorin e saj, LDK-ja është gjithҁka tjetër, përveҁ LDK identitare rugoviane. Udhëheqja e saj e “ngushtë” për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në “zhbërje”. E kanë shëndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁfarë të duan me të”, ka thënë ajo.
“Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve”
Tutje ajo thotë se ka ardhur koha për ringritjen e LDK’së.
“Është koha për ringritjen e LDK-së Rugoviane, LDK-së së interesave të Kosovës, LDK-së që punon për Kosovën, integrimet shqiptare e evropiane thellësisht perëndimore, LDK-së së guximit politik kombëtar, LDK-së së kulturës politike demokratike, LDK-së përbashkuese rreth ideve e idealeve shtetërore kombëtare, vlerave të lirisë dhe vlerave më të larta njerëzore. Po të duam, po të bëhemi bashkë, po ta kemi përnjëmend, LDK-në tonë e bëjmë të tillë, për vendin tonë, për të ardhmen tonë!”/zyrtare/
Bashkimi e mposht Sigal Prishtinën, e rrit presionin për poz...
Aksident në Durrës, vdes një 22-vjeçar
Tërmeti i fortë godet Greqinë
Haaland tregohet i sinqertë kur pyetet për formën e dobët të...
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...