Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti me partinë e tij duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, po veprojnë njejtë si Lista Serbe në Kosovë.
Këto komente, Tërmkolli i ka bërë në një shkrim në Facebook, ku thotë se Kurti po legjitimon me këtë shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.
“VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë – Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Ditëve të fundit Kurti është kritikuar ashpër pasi që i njëjti i ka kushtuar rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëri, derisa, në Kosovë është një situatë e rëndë me pandeminë dhe ekonominë./arbresh.info/
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal