Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në Facebook i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ta heq taksën ose të shkojë në shtëpi.
Tërmkolli tha se “Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesë atë mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet ose të shkojë shtëpi”, është shprehur Tërmkolli.
Ajo gjithashtu ta se Kurtin nuk ka nevojë për ta lutur ose për ta marrë me të mirë.
“Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post”, ka shkruar Tërmkolli.
Tutje, ajo bëri të qartë edhe njëherë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka alternativë dhe taksa duhet hequr.
“LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës”, shkuran Tërmkolli.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1099236997077900&id=462960377372235
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...