Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka reaguar rreth koalicionit të mundshëm për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, duke shtruar pyetjes se a po shkon ky shtet drejt çnjohjes së Kosovës.
Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, tha se pas dorëheqjes kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO.
Ajo tutje shtoi se bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion përbën shqetësim për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
Pas dorëheqjes së kryeministrit Zaev, një koalicion i mundshëm i VMRO-DPMNE me opozitën shqiptare dhe të majtën në Maqedoninë e Veriut rrezikon seriozisht raportet me Kosovën dhe me NATO-n, përderisa programi i tyre është ç’njohja e Kosovës shtet dhe largimi nga NATO. Bashkimi i partive opozitare shqiptare në këtë koalicion, veçanërisht me të majtën atje, përbën shqetësim serioz për interesat e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Luftimi i Ali Ahmetit nuk guxon të shëndërrohet në dëmtimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe as të Kosovës.
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit