Google ADS

Tërmeti, Meta: Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme

18:18 | 29 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta reagon lidhur me tërmetin e fortë që goditi sot Kroacinë.

Në një shkrim në facebook, kreu i shtetit shpreh trishtimin e tij për tërmetin e rëndë, ndërsa shpreh solidaritetin e tij me popullin dhe autoritetet kroate.

Postimi i plotë:

I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”.

I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate,…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, December 29, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme