Tërmet në Kosovë, epiqendra 16 km në jugperëndim të Prizrenit

07:24 | 12 Dhjetor 2024
E.K

Një tërmet 4 ka goditur Kosovën, në orët e hershme të së enjtes. Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Dridhjet janë ndje edhe në qytetet tjera dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, po sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në ora 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.

Kurse, Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka shkruar në Facebook se thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Sipas tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës jugperëndim të Kosovës.

“Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka shkruar ai./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme