U bë tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015, dhe 2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, është bërë tërheqja e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2013, 2014, 2015, dhe 2016. Me këtë rast, i pranishëm për të dhënë sqarime shtesë rreth këtij procesi ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Procesi i tërheqjes së këtij shorti është zhvilluar me zarfa të mbyllura dhe emrat e auditorëve dhe të subjekteve politike janë tërhequr nga zyrtarë të Kuvendit, për 10 auditorë që do të auditojnë nga 7 subjekte politike.
Auditorët që do të përfundojnë këtë proces janë: Ymer Shatri, Muhamet Feka, Agron Mustafa, Elmije Osmani Shatri, Qerim Qerimi, Haxhi Nimanaj, Besa Sahitaj Berishaj, Fatmir Mehmeti, Njazi Jakupi dhe Fadil Hyseni.
Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, sqaroi se auditimi do të fillojë menjëherë pas caktimit me short të auditorit për subjektin politik përkatës dhe duhet të
përfundojë në afat prej 45 ditësh, për të përfunduar raportin për këtë çështje./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...