Një nga avokatët e Hashim Thaçit nuk do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të tij.
Kështu ka bërë të ditur avokati Gregory Kehoe, raporton arbresh.info
Kehoe njoftoi se shkëputja e kontratës së Blom-Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit si dhe kohëzgjatjen e procedurës.
“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedurës”, ka thënë Kehoe.
Tutje në shkrimin e tij Kehoe ka treguar se ai ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë për mbrojtjen e Thaçit./ArditëShkodra/arbresh.info/
Më poshtë gjeni linkun e dokumentit të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës:
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...