Tërhiqet nga Kuvendi Ligji për Pagat

15:02 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua tërheqja e Ligjit për paga nga procedurat e Kuvendit deri në hartimin e dy ligjeve tjera.

Kryeministri, Isa Mustafa tha se është mirë të tërhiqet ky ligj derisa të harmonizohet me dy të tjerë, shkruan arbresh.info.

“Derisa të hartohet Ligji i shërbyesve civil dhe administratës publike do ta tërheqim ligjin për Pagat nga Kuvendi. Pastaj duhet  të harmonizohen të tri ligjet në bashkëpunim me zyrën civile dhe zyrën e BE”, tha Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme