Me arsyetimin se nuk janë kryer obligimet ndaj tyre, Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.
“Z. Thaçi ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe Anëtarëve të Ekipit Mbështetës të Greenberg, dhe z. Thaçi i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe Greenberg Support anëtarët e ekipit do të kërkonin përfundimin nëse nuk përmbushej detyrimi”, thuhet në kërkesën e avokatit, Gregory Keohe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Si rrjedhojë e kësaj, Keohe ka kërkuar nga trupi gjykues që të lejoje tërheqjen e tij dhe të anëtarëve të lartpërmendur si dhe të urdhëroj Administratoren që të caktoj mbrojtës të ri për Thaçin. Gjithashtu ai kërkoi që trupi gjykues ta udhëzojë DHSK-në që të paguaj shpenzimet e vëra dhe në mënyrë të arsyeshme nga avokatet në fjalë.
“Duke marrë parasysh sa më sipër, avokati z. Thaçi kërkon me respekt nga trupi gjykues: (i) të lejojë tërheqjen e Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe Anëtarëve të Ekipit Mbështetës të Greenberg; (ii) urdhëron Sekretarin që të caktojë mbrojtësin e z. Thaçi në përputhje me nenin 12(1)(b) të Direktivës; dhe (iii) t’i udhëzojë Dhomat e Specializuara të paguajnë për shpenzimet e bëra domosdoshmërisht dhe në mënyrë të arsyeshme nga Gregory Kehoe, Joe Reeder, bashkëpunëtor ligjor i Greenberg”, thuhet tutje në mocionin e Keohe.
Tutje thuhet se avokatet e tërhequr do të vazhdojnë të ndihmojnë avokatin zëvendësues për një periudhë jo me gjatë se 45 ditë nga data e emërimit ose caktimit.
Keohe ka kërkuar se gjatë kësaj periudhe të gjitha kostot e nevojshme të merren përsipër nga DhSK.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa