Kryeministri Ramush Haradinaj deri para pak ditësh shprehej i bindur se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Megjithatë, së fundi Haradinaj për heqjen e taksës po kërkon garanci ndërkombëtare se në një afat të caktuar do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen. Burime të gazetës “Zëri” thonë se Qeveria ka filluar zmbrapsjen “taktike” dhe se taksa do të hiqet brenda pak ditësh, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Garancia ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes përmes së cilës Serbia njeh Kosovës është kushti i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta pezulluar taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Deri para dy ditësh Haradinaj ishte i vendosur se taksa nuk tërhiqet pa njohjen nga Serbia, por që nga e hëna, pas presioneve ndërkombëtare e me theks të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i vendit ka filluar të zmbrapset.
Burime të gazetës “Zëri” brenda koalicionit qeverisës thonë se taksa ndaj Serbisë do të hiqet brenda pak ditësh. Sipas këtyre burimeve, kryeministri u ka thënë partnerëve ndërkombëtarë se nëse ata garantojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, atëherë ai mund ta tërheqë vendimin për taksën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...