Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka deklaruar se për më pak se një muaj qytetarët do të mund të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi Pensional.
E këtë në një intervistë dhënë për arbresh.info e ka komentuar njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa.
Ai e ka quajtur lloj ‘infuzioni’, teksa ka thënë se nuk e kupton pse duhet të rimbursohet.
“Mund të jetë një infuzion i konsumit për të ngjallur tregtinë e konsumit dhe shërbimet, edhe industria ushqimore dhe ndërtimtaria ndikohen indirekt por nuk e kam kuptuar pse duhet të rimbursohen sepse njeriu po i merr paratë e tij dhe po i harxhon. Por, ndoshta edhe rimbursimi ka një logjikë të tij, por ka mundur edhe pa atë”, ka thënë ai.
Mustafa ka shtuar gjithashtu se rimbursimi mund të korrigjohet.
Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës.
Në njoftim të këtij të fundit kërkohet nga qytetarët të mos vizitojnë zyrat pasi ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga Qeveria.
“Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftimin e TRUST-it./A.Citaku/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...