Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka thënë se peticioni kundër ndërtimit ndërtimit të “Xhamisë Qendër” në Prishtinë është i paarsyeshëm dhe pa argumente të bazuara.
Ai në llogarinë në facebook ka shkruar se kjo xhami është nevojë e komunitetit mysliman.
Ky është postimi i plotë i Hamitit:
Ndërtimi i “Xhamisë Qendër” ne Prishtine, eshte nevoje e komunitetit mysliman te ketij qyteti.
Kete, askush nuk duhet ta kontestoje!
Peticioni kunder, eshte nje hap i cili nuk ka asnje arsye dhe argument te bazuar.
Eshte e kuptueshme se, perzgjidhjet arkitekturale nuk jane gjithemone te pelqyera nga te gjithe, e as qe shikohen me shijen e njejte. Lulet, jo te gjithe i shohim dhe i perjetojme njejte.
Xhamite, si edhe faltoret tjera, nuk bene te ndertohen per inati te askujt, por te shihen si plotesim i kerkesave te besimtareve,te cilet i takojne nje kulti te caktuar fetar.
Une, nuk arrije te kuptoje kete zhurme te panevojshme sot. Nese plotesimi i kushteve urbanistike eshte arritur ne ploteni, pse te kete peticion?!
As organet komunale, e as BIK nuk jane mbi qytetaret, por ne sherbim te tyre.
Nuk eshte e nevojshme qe publikun ta ngarkojme me nje ceshtje, e cila eshte detyre ketyre dy institucioneve zyrtare.
Prandaj, te plotesohet ajo qe nuk eshte plotesuar ne kete drejtim, nese vec nuk eshte plotesuar deri me tani nga te dy palet, e te ecet perpara me realizimin e projektit ne fjale.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...