Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’ në Klinë.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ankuesi që është paraqitur në Polici ka thënë që disa persona në emër të vëllait të ankuesit kanë pasur qëllim për të pranuar një shumë të parave nga një anëtarë i një organizate humanitare në Zvicër.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se personat e dyshuar kanë grumbulluar edhe më herët një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit i cili është i burgosur në Serbi.
Tutje, thuhet se pas intervistimit të të dyshuarve në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...