Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm në ora 08:45 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj Qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
“Gjatë kontrollimit të provave materiale, bastisja ka rezultuar pozitive, ku në një pajisje videolojërash elektronike, të tipit “ Playstation” në pjesë të kamufluar janë gjetur tre telefona mobil, një Sim-Kartelë, një Flash USB dhe tri kabllo për mbushje telefonike”, thekson komunikata
Ndërsa bëhet e ditur se i burgosuri i dyshuar se “Playstation” me gjëra të komofulara ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin