Policia ka arrestuar një person në Rahovec, i cili ka tentuar që t’u ofrojë policëve 50 euro ryshfet me qëllim që të mos gjobitej.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Rahovec, ku ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit.
“Më 26.07.2022, rreth orës 01:40, patrulla policore nga Stacioni Policor në Rahovec gjatë një pike të kontrollit të automjeteve, ka ndaluar të dyshuarin A.K., shtetas i Kosovës, për kundërvajtje në trafik, tejkalim i shpejtësisë me automjetin që ishte duke e drejtuar”.
“Derisa zyrtarët policorë kishin qenë duke përfunduar procedurat për kundërvajtjen e kryer, i dyshuari kishte tentuar t’ju ofrojë 50 euro me qëllim që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e zyrtare”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. /arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte