Tenton të vetëvritet një grua në Mitrovicë

22:05 | 2 Prill 2023
E.H

Një grua në Mitrovicë ka tentuar ta vras vetën me medikamente.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të  medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë”, ka thënë Zahiti.

Njësitet relevante kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit derisa pacientja është dërguar për trajtim mjekësorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme