Mëngjesin e së enjtes është raportuar një rast i falsifikimit të parasë në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për një femër që është ankuar se një i dyshuari ka dashur të paguaj me 500 euro fals, shkruan arbresh.info.
“. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar për ta bërë një pagesë ia ka ofruar një bankënotën në vlerë 500 (pesëqind) € e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet gjithashtu se i dyshuari është arrestuar.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i Policisë./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës