Tenton të fus substanca narkotike në burg përmes një vizitori

12:07 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuari, pasi që i njëjti gjatë një vizitës së një vizitori në burg ka tentuar të fusë brenda hapësirave të burgut substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 76 gramë, transmeton arbresh.info.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Dubravës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme