Tentojnë t’i djegin bashkë me shtëpi një familje në Obiliq

12:43 | 12 Nëntor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se një qytetar Ashkali, ka raportuar  se derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri, , transmeton arbresh.info.

“Viktima mashkull K/Ashkali ka raportuar derisa kanë qenë duke fjetur, shtëpia e tij e banimit është kapluar nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmit nuk dihet, por shtëpia është djegur dhe tani është e pabanueshme. Viktima së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe është strehuar tek të afërmit e tij. Për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit.  ‘’, thuhet në raportin e policisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme