Tentojnë ta sulmojnë fizikisht kandidatin e Vetëvendosjes

14:39 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Xhavit Drenori i ka shpëtuar sot një sulmi fizik. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ai ka shpjeguar se si rodhi deri tek ky moment. “Tash sa e lajmerova rastin ne stacion te policise dhe pres qe organet e rendit te merren me rastin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjakrat po nxehen ne Drenas.

Miq,

pata nje tetim sulmi fizik ne Drenas.

Fale Zotit kishte edhe njerez tjere aty dhe e ndalen agresorin se perndryshe ne prani te vajzes sime 8 vjeqare ku ta di si kishim perfundu!

Tash sa e lajmerova rastin ne stacion te policise dhe pres qe organet e rendit te merren me rastin.

Nje porosi: fyerjet, shantazhet dhe sulmet mua vetem sa ma forcojne bindjen te qendroj edhe me i forte ne gare.

Neser, sic kemi marre informacione, ne Drenas do te kete shume pune policia dhe prokuroria sepse tashme u kemi rene ne gjurme menyres se manipulimit te votuese.

PS.: Djali i agrosorit te sotem “po rastise” qe ne rrjete sociale, ne zgjedhjet e fundit ma kishte permend edhe PLUMBIN.

Tash besoj qe duhet me dhane llogari edhe ai per kete pune.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme