Një person është arrestuar në Prizren pasi që dyshohet se ka tentuar t’ia marr çantën me para viktimës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari kishte bashkëvepruar me një të mitur duke e sulmuar me thikë viktimën, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 05.11.2024 – 15:20. Më 06.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia marrin viktimës mashkull kosovar çantën me para. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka