Tentoi t’i ofronte ryshfet zyrtarit doganor në Vermicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

09:55 | 13 Dhjetor 2021
A Z

Një person është arrestuar pasi që ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarëve doganor në pikën kufitare në Vermicë.

I dyshuari, shtetas i Shqipërisë, gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, brenda dokumenteve kishte vendosur një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim që i njëjti të kalojë kufirin Shqipëri-Kosovë në mungesë të certifikatës së vaksinave.

Njoftimi i plotë i PK-së:

PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Të ngjashme