Google ADS

Tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit për të kaluar kufirin në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

09:54 | 26 Janar 2024
A Z

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i ka ofruar një shumë prej 10 euro në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti ka rezultuar i kërkuar nga autoritetet Shqiptare. Në një moment derisa zyrtari policor ka qenë duke i përfunduar procedurat e dorzimit të dyshuarit tek autoritetet shqiptare, i njëjti ka ofruar një shumë prej 10 € në këmbim të mundësisë për të kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme