Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq është arrestuar një qytetar serb i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.
Gjatë kontrollit nga policia të njëjtit i është sekuestruar një pjesë e mallit pa dokumente përcjellëse, shkruan arbresh.info
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa vetura me mall është dërguar në terminalin doganor.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb nën dyshimin se i njëjti me veturën e tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës, ndërsa gjatë kontrollit në veturë i është gjetur një pjesë e mallit pa dokumente përcjellëse.”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj