Google ADS

Tentoi të futej me makinë në turmë, arrestohet

14:53 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Një person është arrestuar në Antwerp të Belgjikës pasi tentoi të futej me makinë në një turmë njerëzish me shpejtësi të madhe.

I arrestuari është nga Antwerpi, por me prejardhje afrikano-veriore, raporton De Standaard, transmeton portali arbresh.info. I dyshuari besohet të jetë mysliman i radikalizuar, sipas mediave.

Është vendosur perimetri i sigurisë përreth zonës, ndërsa skuadra për çmontimin e bombave është dërguar në vendin e ngjarjes.

Mbetet e paqartë nëse kishte armë apo materiale të dyshimta në makinën e të arrestuarit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme