Prokuroria e Gjilanit ka kërkaur një muaj paraburgim për të dyshuarin N.B, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij të paralizuar.
“Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të dyshuarit N.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulm në tentativë’’ nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Ekziston dyshimi i bazuar se, më 01 janar 2019, rreth orës 21:00, në Gjilan, i dyshuari N.B., me dashje dhe nën ndikimin e alkoolit, ka tentuar të përdorë forcë ndaj babait të tij, të dëmtuarit R.B., në atë mënyrë që pasi kthehet në shtëpi, në gjendje të dehur, fillimisht then disa gjëra në shtëpi dhe me një tastaturë tenton t’a godet të dëmtuarin, i cili është i paralizuar, derisa aty kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të familjes dhe e kanë penguar.
Prokuroria, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, për shkak që i njëjti edhe më parë kishte shkaktuar probleme në familje, si dhe ndikimi tek dëshmitarët dhe nëse do të qëndronte në liri do të pengonte rrjedhën normale të zhvillimit të mëtejmë të procedurës penale.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...