Një person ka tentuar ta rrëmbej një grua dje në Prishtinë , raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka thënë se i dyshuari ka tentuar me forcë ta fusë në veturë.
Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar.
I dyshuari gjendet në arrati
“Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Balluku: Mbi 8.2 milionë pasagjerë nga Rinasi në 9 muaj, në ...
Scholz i premton Ukrainës ndihma të reja ushtarake
Osmani kërkon takim me Jasharin dhe Maqedoncin për çështjen ...
Sot pritet të rivarrosen tre viktimat e luftës në Drenas, pj...
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky mu...
Ushqimi i FKS-së, Klinaku kritikon Qeverinë Kurti