Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka ndaluar një person shqiptar shtetas të Serbisë, duke drejtuar traktorin me rimorkio, pasi që i njëjti në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Republika e Kosovës.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:15, në Korminjan-Ranillugë, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raport thuhet se i dyshuari është liruar ndërsa traktori është sekuestruar përkohësisht derisa i dyshuari të paraqitet pranë gjykatës.
“Korminjan, Ranillug, 05.09.2023-19:15. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas të Serbisë duke drejtuar traktorin me rimorkio të improvizuare që dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi –R. eKosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa traktori i është sekuestruar përkohësisht derisa i dyshuari të paraqitet pranë gjykatës”, thuhet nën raportin e policisë./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...