Një person është arrestuar në Prizren pasi i njëjti derisa ishte duke e drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të inspektoratit komunal për tu ndal, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti ka tentuar ta godas me automjet zyrtarin komunal.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rrust Kabashi, Prizren 26.09.2023 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, nuk i është bindur urdhrit të inspektorit komunal të KK-Prizren për t’u ndalur për kontroll dhe të njëjtin ka tentuar ta godas me automjet. Zyrtarit komunal i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...