Google ADS

Tentim-vrasje në veri të Kosovës

14:14 | 5 Maj 2024
E.H

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

“Nuk ka persona të plagosur, nuk kemi të arrestuar”, tha Elshani.

Ai nuk bëri të ditur detaje të tjera lidhur me rastin ndërsa nuk dihet arsyeja apo edhe individët e përfshirë në këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme