Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.O për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.
Në njoftim, thuhet se i pandehuri në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin për një pronë, ka shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarit, përcjell Arbresh.info.
“Me datë 20 shkurt 2024, në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, i pandehuri me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, pas një mosmarrëveshje rreth një prone të cilën po e punonte i dëmtuari N.V., i pandehuri nxjerr armën-revolen nga brezi dhe ka shtënë në drejtim të dëmtuarit, i cili nga predhat është goditur në trup. Të pandehurit arma – revolja i është gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të shtëpisë nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.
I pandehuri gjendet në ndalim me aktvendim të prokurorit të shtetit.
Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Përleshen mes vete tre persona në Sllatinë të Vushtrrisë, njëri lëndohet me armë zjarri
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...