Dy persona kanë marrë lëndime trupore nga të shtënat me armë zjarri në Prizren, raporton Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, pas një zënke në një lokal mes katër personave.
“Pas një zënke në një lokal në të cilin janë përfshirë katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër K/Shqiptare, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, njofton policia. Sipas tyre tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...