Google ADS

Tentim vrasje në Prishtinë, persona të panjohur gjuajnë në drejtim të një veture

10:09 | 15 Gusht 2024
E.G

Një person ka raportuar se derisa ishte në automjetin e tij, persona të panjohur me veturën në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin.

Sipas njoftimit, përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.

“TENTIM VRASJE Prishtinë / 14.08.2024-02:30-03:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij,  ku dy plumba  i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.” , thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti në procedurë hetimore. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme