Mbrëmë pas mesnate në rrugën “Agim Ramadani në Prishtinë, ka pasur një shkëmbim zjarri mes disa personave.
Dy persona kanë mbetur plagosur. Policia e Kosovës ka për arbresh.info ka dhënë detaje rreth rastit
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë arbresh.info se janë identifikuar pesë persona të përfshirë në këtë rast, katër prej tyre janë intervistuar, ndërsa i dyshuari kryesor gjendet në arrati.
“Sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona. Policia ka identifikuar 5 personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti
Lidhur me këtë rast, sipas Ahmetit, është sekuestruar një veturë e tipit Polo si dhe një armë zjarri.
Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./arbresh.info/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...